
Me një ceremoni në Pentagon është përkujtuar 20 vjetori i fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Zyrtarë të lartë të Pentagonit folën për rëndësinë e jashtëzakonshme të asaj fushate ajrore, ndërsa dëshmitarë të luftës kujtuan dhimbjet e tyre personale, thotë VOA.

KFOR-i turk gjatë Ramazanit do të shtrojë 7 sofra iftari në mbarë Kosovën për 1.500 persona

Automjetet e reja të brendeve të ndryshme mbarë botërore në këtë panair shiten me çmim promocional, më të lirë se çmimi i tyre në treg

Veton Surroi u shpreh në Top Talk se pavarësisht marrëdhënies së kundërt mes Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, Kosova nuk do të ketë dy qëndrime në Samitin e Berlinit, në kuadër të raporteve me Serbinë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se Gjermania zyrtare e mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së refugjatëve kosovarë, po e ngremë këtë Qendër Përkujtimore të gjenocidit serb në Kosovë, 'Bllaca 99', shtëpi që flet më zërin e ndërgjegjes, kundër harresës", tha Haradinaj

Parlamenti Europian votoi për vazhdimin e mandatit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Parlamenti e miratoi nismën e Tanja Fajon, eurodeputete dhe raportuese për liberalizimin e vizave me Kosovën, me 331 vota pro dhe 126 kundër.

Menjëherë pas miratimit në kuvendin e Kosovës të rezolutës së propozuar nga LDK për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, në të gjithë Kosovën është ndezur edhe aksioni në terren, kundër tyre.

Hashim Thaçi foli prerazi në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë dhe bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

David McAllister tha se BE është thjesht ndërmjetësues në dialog dhe se nuk drejton ndonjë skenar, por dëshiron që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje