Category Kosova

Serbia paralajmëron masa të rrepta kundër Kosovës, reagon Prishtina zyrtare

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i kërkoi presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq, që të reflektojë dhe të prezantojë qëndrime evropiane dhe jo të së kaluarës. Këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës e bëri pas paralajmërimeve të Aleksandër Vuciqit për masa të rrepta ndaj Kosovës, nëse kjo e fundit nuk e heq taksën ndaj Serbisë në mënyrë që ti kthehet dialogut.

Kërkohet vendkalim i ri kufitar mes Malit të Zi dhe Kosovës

Komuna e Plavës ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të qeverisë së Malit të Zi, nismën për hapjen e vendkalimit kufitar në Çakorr, qëllimi i të cilit është zhvillimi i lidhjes sa më të mirë me Kosovën, duke patur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje për zhvillim të mëtejshëm të mundësive ekonomiko-turistike, si dhe orientimin tradicional të banorëve në këtë kalim kufitar.