Category Kosova

Shpërblehet Kosova, 3 skuadra në kompeticionet e UEFA-s

Vetëm 3 vite pas pranimit të Kosovës në gjirin e UEFA-s, Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë këtë të premte një tjetër lajm pozitiv për futbollin kosovar. Numri i skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet e qeverisë së futbollit europian do të shkojë në 3, nga dy që ishte deri më sot.