Tag Tirana

Tirana me buxhetin më të madh në histori, Këshilli Bashkiak miraton listën me 1104 përfituesit e kredive të buta

Buxheti i 2019-ës për Bashkinë e Tiranës është buxheti më i madh që qyteti ka pasur në historinë e tij. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili është 12% më i lartë se ai i 2018 dhe parashikon një sërë investimesh të rëndësishme që pritet të sjellin një përmirësim të ndjeshëm në infrastrukturë dhe shërbime për qytetarët. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se kjo rritje vjen pa ngarkuar qytetarët e Tiranës me asnjë barrë financiare shtesë.

Tirana, mes pretendentëve për çmimin “Kryeqyteti i gjelbër europian” nga KE

Mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave, si dhe shtimi i korsive të dedikuara për biçikletat si alternativë ekologjike transporti, e kanë renditur Tiranën në listën e qyteteve pretendente për të fituar çmimin “Kryqyteti i gjelbër europian” që organizohet çdo vit nga Komisioni Europian.

Tirana vlerësohet në Kongresin Botëror, Veliaj: Krenar për atë që kemi arritur

Ndryshimet që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fundit e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në model suksesi në Europë. Lajmi i mirë vjen nga Barcelona, ku Tirana mori vlerësimin maksimal në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përzgjedhur për të prezantuar projektet dhe zgjidhjet inovative për qytetin.