Mbërmje e çmendur, Tirana dhe Kukësi ndajnë pikët mes kaosit

Skandaloze: Tirana ndalet me Kukësin, tifozët zaptojnë fushën...

Nuk duhet të ishin aspak në stadium, por jo vetëm që kanë hyrë, por kanë zbritur deri në fushë, duke degjenuar më pas një ndeshje që u mbyll 0-0… Grupimi Tirona Fanatics, të kamufluar si tifozë pa baner, kanë qenë të pranishëm në shkallët e “Selman Stermasi”-t dhe barazimi i radhës dhe gjendja aktuale e bardhebluve, që edhe këtë sezon duket se do të luftojnë për mbijetesë, kanë kaluar gardhin rrethues dhe kanë zaptuar fushën.

Tirana dhe Kukësi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, në një sfidë mjaft delikate për të dy skuadrat, që në këto javë të para të kampionatit, nuk pa arrijnë të marrin rezultatet që prisnin dhe luanin sot për t’u rikthyer te fitorja.

Sfida nisi më mirë për bardheblutë, që ishin dukshëm më kërkues dhe arritën të zhvendosin lojën në gjysmëfushën e veri-lindorëve, ndërsa rasti më i mirë ishte ai i mbrojtësit Erjon Hoxhallari, që gjuajti fort nga rreth 40 metra distancë, por topi u përplas në traversë dhe më pas përfundoi në këndore.

Pavarësisht lojës së mirë të bardhebluve, rastin më të mirë e pati Kukësi, që fitoi një 11-metërsh me anë të sulmuesit Reginaldo, i cili mori bukur një top në zonë dhe shmangu daljen e portierit Abibi, duke e detyruar këtë të fundit, ta ndalë me faull.

Pas minutës së 30, verilindorët nisën që të shfaqeshin më agresivë. Në të 32’, portieri Abibi ndërhyri keq ndaj Rexhinaldos, duke shkaktuar penallti. Portieri gaboi në dalje, ndërsa sulmuesi i kuksianeve u lirua në zonë dhe kontrolloi topin me gjoks. Por Abibi e shleu gabimin e tij pasi ia priti gjuajtjen lojtarit të verilindorëve.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo me 45 minutat e para, ku Tirana ishte dukshëm më kërkuese dhe i shkoi disa herë pranë golit, veçanërisht me Dokën e Dajën, por i pari gjuajti jashtë dhe i dyti u ndal nga portieri i Kukësit, Frashëri.

Nga ana tjetër, veri-lindorët e Armando Cungut u mbrojtën me mjaft fanatizëm dhe zbritën shpesh herë në kundërsulm, duke shfrytëzuar vendosjen e gabuar të bardhebluve, por nuk arritën të vënë në vështirësi serioze prapavijën e Tiranës.

Në minutën e 88’, mbrojtësi brazilian i Kukësit, William Cordeiro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën veri-;lindore me 10 futbollistë, por kjo nuk solli asnjë ndikim në rezultatin final të ndeshjes, që përfundoi pa gola dhe dy ekipet ndanë nga një pikë.

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit të takimit, disa dhjetëra tifozë të Tiranës u futën në fushë dhe filluan konfrontimin me futbollistë të skuadrës bardheblu, situatë kjo aspak e këndshme, që zgjati për 2-3 minuta, deri sa ndërhynë forcat e policisë.

Një incident i rëndë, që i shtohet atij të ndodhur në javën e parë në Korçë. Tifozët bardheblu janë sulur drejt futbollistëve të tyre, duke i kërkuar llogari për këtë gjendje dhe madje duke i kërkuar edhe të heqin fanellën. Disa kanë reaguar dhe gjendja është acaruar. U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, teksa disa tifozë i kanë shpëtuar duarve të policisë, duke kaluar sërish gardhin rrethues.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E martë, më 6 nëntor, ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana – Kukësi 0-0

Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Hasani, Kobinah (Mauexhe 63′), Greca, Sentamu (Muçi 79′). (Të gatshëm: Lika, Berisha, Cake, Halili, Çelhaka, ) Trajner: Ardian Mema.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Cuculi, Zguro, Ethemi, Dzaria, Shkodra (Çyrbja 91′), Shafik, Uilliam, Rexhinaldo (Shpehar 59′). (Të gatshëm: Maloku, Selimi, Krasniqi, Kalaja, Limaj). Trajner: Armando Cungu.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Laver Alla, Indrit Myrtja

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Prek Pjetrushi
Kartonë të verdhë: Abibi 32′, Karabeci 45′ / Shkodra 62′, Ethemi 65′, Uilliam 81′, 89′
Karton i kuq: Uilliam 89′ (2v)

EPISODET  

89′ – Faull i Uilliam ndaj Dokës. Braziliani proteston për faullin dhe Jorgji i tregon të verdhin e dytë. Kukësi me një lojtar më pak.

87′ – Shafik Tigruxha kroson fort në zonë nga një goditje dënimi, Abibi ndërhyn dhe largon rrezikun nga zona bardheblu.

85′ – Doka provon me një goditje të fortë nga jashtë zone, portieri Frashëri ka kontrolluar pa probleme topin e gjuajtur nga anësori i bardhebluve.

79′ – Muçi zbret në fushë për Tiranën. Sulmuesi 17-vjeçar ka zëvendësuar Junus Sentamu.

73′ – Rexhinaldo vijon të qajë edhe në stolin e rezervave. Humbja e penalltisë është përjetuar keq nga sulmuesi mozambikas i Kukësit.

64′ – Sentamu përfundon i shtrirë në zonë, Jorgji nuk akordon penallti. Pretendime të Tiranës, që duhet t’i gëzohet faullit të fituar më tutje nga Greca.

58′ – Rexhinaldo u zëvendësua me Shpehar. Sulmuesi doli me lot në sy, trajneri Cungu e përqafon.

57′ – Doka përparon në zonë dhe godet fort. Topi shkon ngjitur me shtyllën pingule. Rast i artë për gol. Mbrojtësi i djathtë mund të shërbente për Hasanin, i cili ishte i lirë.

56′ – Shafik Tigruxha tenton të befasojë me një goditje nga distanca. Mesfushori gjuan fort, por topi shkon larg kuadratit.

53’ – Rivenie anësore për Kukësin, Frashëri mendon se është fundore dhe e merr topin për ta nisur. Por ai sheh që kishte nisur aksioni. Episod i çuditshëm.

50′ – Goditje këndi për Kukësin, krosi i hedhur në zonë shkon te Qaqi pas një devijimi. Qendërmbrojtësi godet me kokë, por topi nuk ka drejtimine duhur dhe përfundon jashtë.

46′ – Asnjë ndryshim i bërë nga trajnerët Armando Cungu dhe Ardian Mema. U besohet atyre që e nisën takimin nga minuta e parë.

ABIBI PËR SUPERSPORT: “Ishte penallti. Gabova vetë dhe e shleva. Nuk ishte karton i kuq. Pritja e 11-metërshit, e kishit studiuar Rexhinaldon? Pak intuitë, pak shans. Kampionati shqiptar ky është, e shohim të gjithë”.

43′ – Gol i anuluar për Tiranën. Daja hodhi një top pas shpinës së mbrojtjes së Kukësit, Sentamu kontrolli topin dhe shënoi. Pozicion jashtë loje.

32′ – Rexhinaldo ndalet në menyrë të gabuar nga Abibi dhe penallti. Portieri arriti ta priste dhe të shlyente gabimin.

21′ – Erjon Hoxhallari nga një distancë e largët gjuan me të majtën dhe topin ndalet në shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga portieri Frashëri

16′ – Kobinah provon nga distanca, portieri Frashëri reagon në kohë dhe e devijon topin në këndore.

14′ – Vertikalizim për Rexhinaldon, por topi i dhënë për sulmuesin është më i fortë seç duhet. Portieri Abibi tregohet më i shpejtë dhe kotrollon topin.

-Minutat e para të takimit kontrollohen nga Tirana, që sheh më shumë nga porta e Kukësit.Gjithsesi nuk ka raste të rrezikshme në 10 minutat e para të ndeshjes.