Shqipëria “blen” 40 mijë punëtorë nga Filipinet

Mungesa e fuqisë punëtore në industrinë e veshjeve dhe të këpucëve si dhe në turizëm, ka bërë që qeveria shqiptare të marrë masa shtesë për të garantuar mirëfunskionimin e këtyre bizneseve, pavarësisht trajnimit dhe incentivave për punonjësit shqiptarë.

Për të akomoduar këto nevoja, ekzekutivi është në fazën finale të nënshkrimit të një marrëveshjeje për të importuar punonjës të kualifikuar nga jashtë.

Ndërkohë SCAN ka mësuar se nga kjo marrëveshje parashikohen të vijnë në Shqipëri 30-40 mijë punonjës të huaj të kualifikuar dhe shteti nga ku mund të vijnë janë Filipinet.

/SCAN