Vrasja e 35-vjeçarit, Athina: Presim shpjegim nga Tirana

Athina zyrtare ka reaguar e matur në lidhje me incidentin që ndodhi në Bularat të Gjirokastrës.

Athina zyrtare ka reaguar e matur në lidhje me incidentin që ndodhi në Bularat të Gjirokastrës.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme greke shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së 35-vjeçarit dhe i shprehu ngushëllimet familjes.

“Është e papranueshme që situata ka precipituar deri në humbjen e jetës së njeriut…Ne presim që autoritetet shqiptare të kuptojnë rrethanat e plota në të cilat qytetari grek ka humbur jetën dhe ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme menjëherë”, tha Ministria në deklaratë.

Kostandinos Kaçifa, i cili u vra nga RENEA ishte nga Bularati dhe kishte marrë nënshtetësinë greke. I divorcuar dhe baba i dy fëmijëve prej kohësh jetonte në Athinë.

Gjithçka nisi rreth orës 10 kur po mbaheshin festimet e përvitshme që përkujtojnë të rënët e luftës italo-grek. Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll.

Të shtënat kanë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale te mjeti i policisë, si dhe një banesë e qendrës së fshatit.

U desh ndërhyrja e forcave speciale RENEA që të neutralizonin 35-vjeçarin. Edhe ndaj tyre Kostandinos Kaçifa hapi zjarr me armën automatike. Por në pëprlasje me forcave speciale RENEA, ai u vra./GSH