Gjendet trupi i nënës që u vetëvra në ujërat e Bunës bashkë me fëmijët

Është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçares, Alma Arrazi, e cila u hodhë në ujërat e lumit Buna së bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Gjeta e trupit të nënës përmbyll në këtë mënyrë operacionet e kërkimit për gjetjen e katër trupave të tragjedisë në Shkodër.

Trupi i 39-vjeçares u gjet në afërsi të fshatit Oblik, në një distancë jo shumë të largët nga trupi i djalit 3-vjeçar, i cili u gjet mëngjesin e kësaj të marte.

Ngjarja e rëndë u zbulua të dielën, kur një peshkatar në fshatin Dragjat, gjeti trupin e vajzës së madhe të familje, të moshës 9-vjeçare.

Më pas, polumbarët e RENEA-s dhe forcat e ushtrisë nisën kërkimet përgjatë shtratit të lumit, ku të hënën u gjet dhë fëmija i dytë, një vajzë e moshës 8-vjeçare.

Ka qenë bashkëshorti i 39-vjeçares ai që ka bërë denoncimin në polici më datë 3 maj, një ditë pas ngjarjes.

Pas marrjes në pyetje dhe zbulimit të trupit të vajzës, shtetasit Erdgys Arrazi i janë vënë prangat, si i dyshuar se është bërë shtysë për aktin e vetëflijimit të bashkëshortes bashkë me fëmijët.

Gjykata e Shkodrës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e babait, duke e lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” paraditen e kësaj të marte.