Tag PS

PS do të ndryshojë Statutin përpara zgjedhjeve. Jo më Forum të Grave

Një grup prej 10 vetësh do të përgatisin deri në mars ndryshimet, që socialistët do t’i bëjnë Statutit të partisë së tyre. Me vendim të Asamblesë, ekipi do të drejtohet nga numri dy i partisë, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, e përbëhet nga Arben Pëllumbi, Alfred Peza, Bledi Çuçi, Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Ilir Beqaj, Laert Duraj, Senida Mesi dhe Teuta Vodo.

PS shkarkon 11 kryetarë degësh në rrethe

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste përfundoi me shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve në rrethe, për mospërmbushje detyrash e objektivash, neglizhencë dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita.

Asambleja e PS më 7 shtator, konfirmohet Veliaj për Tiranën

Dita e dytë e takimit të kryeministrit Rama me ministrat e kabinetit të tij, të zhvilluar në qytetin e Vlorës, ka përfunduar me dy përfundime të rëndësishme, caktimin e datës së Asamblesë socialiste dhe konfirmimin e kandidatit për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.