Taulant Balla kundër Ilir Metës: Vendosi të mbajë gjallë farsën e opozitës, po ndjek lojërat e partisë së tij

Ndizet lufta mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit prej gati 1 viti në detyrë arriti të qëndrojë larg politikës së ditës, mirëpo dje ju bind thirrjes së Berishë, Bashës dhe Kryemadhit, duke rrëzuar ligjin për teatrin.

Ndizet lufta mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit prej gati 1 viti në detyrë arriti të qëndrojë larg politikës së ditës, mirëpo dje ju bind thirrjes së Berishë, Bashës dhe Kryemadhit, duke rrëzuar ligjin për teatrin.

Por ky veprim ka shënuar dhe përplasjen e fortë mes tij dhe mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shpërtheu në kritika shumë të forta ndaj Ilir Metës. Sipas Ballës, ai deri më tani arri të qëndrojë larg politikës së LSI dhe familjes së tij, por me ligjin për teatrin u rikthye prapë aty. “Fatkeqësisht sot thirrjeve te Lulit e Monës iu përgjigj Presidenti i Republikës. I cili, deri me sot, ka pasur një sjellje të admirueshme, duke mos u bërë palë as e politikave të familjes së tij, as e lojërave të partisë së tij. Sot, Presidenti zgjodhi të mbajë gjalle farsën e opozitës me teatrin. Të po të njëjtëve individë që protestonin kundër parkut të lodrave, kundër bulevardit të ri, kundër Rilindjes Urbane në çdo qytet të Shqipërisë. Ai që javë më parë i bënte thirrje autoriteteve shtetërore të gjenin gjuhën me artistet sa i takonte projektit të teatrit, sot vendosi kundër vullnetit të artisteve, duke mbështetur lojën e opozitës”, tha ai. Balla paralajmëroi se sapo të nisë sesioni i ri parlamentar në shtator, dekreti i Metës do jetë prioaritar. Sipas tij, ai do rrëzohet dhe teatri i ri do të bëhet. “Shumica parlamentare, në mbështetje të dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës, do të rivotojë projektligjin në fjalë menjëherë sapo Parlamenti të rimblidhet në shtator. Për t’i dhënë shqiptareve dhe artistëve një teatër të ri, modern dhe dinjitoz”, tha Balla.

Akuza Bashës e Kryemadhit

Balla u ndal dhe te paralajmërimet dhe kërcënimet e Lulzim Bashës dhe të Monika Kryemadhit. Kreu i grupit parlamentar socialist i kujtoi liderit demokrat masakrën e 21 janarit 2011. “Në 21 janar 2011, Lulzim Basha ministër i Brendshëm dhe Sali Berisha kryeministër akuzonin protestuesit dhe opozitën për grusht shteti. Sot, 7 vjet me pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që të dy në opozitë, akuzojnë shumicën qeverisëse për grusht shteti. Me një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me aspiratat Europiane të Shqipërisë së vitit 2018, kreu i opozitës kërcënoi sot me ruspa e dinamit sipërmarrësit shqiptarë dhe arkitektët e huaj. E gjithë kjo sjellje pritej, qoftë nga Luli, qoftë nga Mona. I kishim dëgjuar edhe më parë klithmat e tyre të dëshpëruara, si në rastin e parkut të lodrave, si në rastin e stadiumit kombëtar, si në shumë e shumë episode të tjera të opozitës së tyre shterpë”, tha ai, raporton Sot.

Përplasjet me Presidentin

Marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës u tensionuan në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit. Pasi kryeministri arriti paktin me Lulzim Bashën, Ilir Meta sulmoi hapur Ramën. Në atë kohë ai ishte votuar si president, por nuk kishte bërë betimin. Disa herë mazhoranca paralajmëroi se do e bojkotonte betimin, por pastaj Meta u emërua President. Disa muaj pati qetësi mes tyre, ndërsa sinjalet për përplasje u dhanë me shkarkimin e Visho Likës. Rama propozoi Helidon Bendon në krye të SHISH, por Ilir Meta ende nuk e ka dekretuar. Po ashtu dhe për paktin e detit ai ka nxjerrë pengesë. Por dje u tregua hapur se tashmë nisi lufta Rama-Meta.