E shtuna e 23 marsit do t’i gjejë socialistët të mbledhur në Kongresin e tyre të radhës. Një Kongres i rëndësishëm për kohën kur zhvillohet, vetëm 3 muaj përpara zgjedhjeve lokale. E gjithë mbledhja e Kryesisë së PS-së, këtë të hënë iu dedikua përgatitjeve pikërisht për këtë Kongres.
Kongresi i Partisë Socialiste do të zhvillohet më 23 mars, duke nisur nga ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve.
Partia Socialiste thirri aleatët e saj në një tryezë konsultimi për të analizuar situatën politike në vend, pas largimit nga Parlamenti të PD dhe LSI.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur njoftimin me postë të 57 kandidatëve nga listat e PD dhe LSI, për t’u komunikuar atyre kalimin e mandatit të deputetit, pas dorëheqjes së anëtarëve të opozitës që ishin pjesë e Parlamentit dhe krijimit të vakancave.
Pas vendimit për mbajtjen e një seance plenare të Kuvendit të Shqipërisë pasditen e kësaj të marte, në orën 17:00, vendim i marrë nga Konferenca e Kryetarëve, burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se të enjten nuk do të ketë seancë tjetër plenare.
Pavarësisht premtimit të mazhorancës se do t’i tërhiqte nenet për imunitetin nga drafti për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, ato ishin përsëri prezente në mbledhjen e dytë të Komisionit të Ligjeve.
Konflikti me Kodin Civil dhe cenimi i parimit të sigurisë juridike ishin pjesë e arsyeve për të cilat Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për Kadastrën.
Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.
Partia Socialiste mblodhi në Athinë Asamblenë e të gjitha degëve të saj në Greqi. Në këtë mbledhje ishte prezent Sekretari i Përgjithshëm, i PS-së, Taulant Balla, i cili tha se tashmë kjo forcë politike ka nisur organizimin elektoral për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Ndryshe nga sa bënë në zgjedhjet e kaluara parlamentare, socialistët janë të gatshëm ta ndajnë me aleatët tepsinë e pushtetit vendor. Për zgjedhjet e ardhshme të 30 qershorit, Partia Socialiste do të riaktivizojë koalicionin me aleatët e saj të Aleancës për Shqipërinë Europiane, me të cilët do të bashkëpunojë përsa i përket përbërjes së këshillave bashkiakë.