Shoqëria Anonime e Rafinerive të Naftës së Turqisë, TUPRAS (TÜPRAŞ) deklaroi se do të hapë një zyrë në Londër, për të ndihmuar aktivitetet e importit dhe eksportit, si dhe për të fituar vlerë shtesë nga zinxhiri i furnizimit dhe shitjes.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një bllok banesash në veriperëndim të Londrës.
Industria turke për aviacion dhe gjithësi (TUSAS) krijoi “Hurjet” në kuadër të projektit të zhvillimit të avionit reaktiv për stërvitje dhe ofrimin e ndihmës
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkelur tokën britanike në Londër me fjalët se ndihet “komod” me protestat e mundshme që do të zhvillohen gjatë vizitës së tij, duke shtuar se britanikët “e pëlqejnë shumë atë”.
Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, gjatë zhvillimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër.
Marrëdhëniet bilaterale dhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë ka qenë temë e diskutimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kancelares gjermane, Angela Merkel në një takim në Britani të Madhe.
Britania është shprehur e gatshme të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor, me qëllimin t’i vihet në ndihmë vendeve të rajonit për të përballur sa më mirë kërcënimet ndaj progresit të tyre, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Nga Samiti i Londrës ku po merr pjesë, ministri Bushati foli për marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se takimi Rama-Tsipras është mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces.
"Të gjitha projektet, që lidhin Kosovën me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, janë dëshmi e përkushtimit tonë për fqinjësi të mirë, për bashkëpunim rajonal", tha Haradinaj
Në Londër të Mbretërisë së Bashkuar u mbajt një takim i parë i Ministrave të Brendshëm, të vendeve pjesëmarrëse të ‘Procesit të Berlinit’ dhe Bullgarisë (si vendi pritës i Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të 17 Majit).