Rafineria gjigande turke, TUPRAS do të hapë zyrë në Londër

Shoqëria Anonime e Rafinerive të Naftës së Turqisë, TUPRAS (TÜPRAŞ) deklaroi se do të hapë një zyrë në Londër, për të ndihmuar aktivitetet e importit dhe eksportit, si dhe për të fituar vlerë shtesë nga zinxhiri i furnizimit dhe shitjes.

Në deklaratën e bërë nga TUPRAS për Platformën e Informimit Publik (KAP) bëhet e ditur se planifikohet që zyra të hapet deri në fund të këtij viti.

“Si rrjedhojë e vlerësimit të zbatimeve të ngjashme në sektor, duke ndjekur nga afër shanset e tregut ndërkombëtar, për të ndihmuar operacionet e importit dhe eksportit, me qëllim që të fitohet vlerë shtesë nga zinxhiri i furnizimit dhe shitjes, është marrë vendimi për të hapur një zyrë në Londër. Procedurat e themelimit të zyrës në Londër parashikohet të përfundojnë deri në fund të viti” shkruhet në deklaratë.