Takimi Rama-Tsipras: Së shpejti, zgjidhje pozitive mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, gjatë zhvillimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër.

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, gjatë zhvillimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër.

Dy kryeministrat kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në lidhje me negociatat mes dy vendeve mbi një numër të madh çështjesh, që po udhëhiqen nga ministrat e Jashtëm respektivë, Bushati e Kotzias.

Sipas asaj që publikohet nga Kryeministria, Rama e Tsipras kanë vlerësuar ecurinë e negociatave dhe arritjet e deritanishme.

 

“Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti mes Shqipërisë dhe Greqisë”.  Kështu janë shprehur dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Samitin e Londrës.

Në lidhje me takimin në samitin e Londrës, Kryeministria thotë se: “Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme”.

“Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, thotë Kryeministria.