Zjarr i madh në Londër, 100 zjarrfikës në vendngjarje

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një bllok banesash në veriperëndim të Londrës.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një bllok banesash në veriperëndim të Londrës.

Ndërkohë raportohet se 100 zjarrfikës janë në vendngjarje për fikjen e flakëve.

Shërbimi zjarrfikës tha se zjarri tani është vënë nën kontroll nga 15 mjete që po merren me këtë incident.

Shërbimi i Ambulancës në Londër dërgoi ekipe por ata nuk kanë dërguar pacientë në spital. Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Shefi i zjarrfikësve Clainton Murray tha: “Dyshojmë se zjarri ka filluar në një apartament në katin e katërt”, raporton Sot.

Apartamenti ka pësuar dëme prej zjarrit dhe një pjesë e çatisë është shkatërruar. Në fazat e para zjarri ishte shumë i dukshëm dhe mund të shihej disa milje larg.