Tag Kadri Veseli

Bushati pritet nga Veseli, në fokus bashkëpunimi ndërshtetëror

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin mes vendeve tona, shtrirë tashmë në të gjitha fushat, për proceset politike në shtetet respektive dhe me theks të veçantë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Kadri Veseli: Territori ynë, i panegociueshëm

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua paraditen e së mërkurës me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi. Pas takimit, kryetarët e kuvendeve dolën në një konferencë për shtyp, aty ku Veseli theksoi se “territori i Kosovës është i panegociueshëm”.

Kuvendi shtyn punimet të enjten, Veseli: Koordinim mes grupeve për bashkim seancash

Pasi dështimit një ditë më parë të seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga qeveria për përbërjen e ekipit negociator, në lidhje me bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, këtë të mërkurë dështoi edhe seanca e kërkuar nga opozita për të debatuar në lidhje me angazhimet e presidentit të Kosovës, për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun mes Prishtinës e Beogradit.