Ministri Çavuşoğlu takon kryeparlamentarin e Kosovës

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me kryetarin e kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri Çavuşoğlu, është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. Ndërsa pas takimit me kryeminstrin e Kosovës ka vizituar xhamitë Fatih Sulltan Mehmet (Xhamia e Madhe) dhe Jashar Pasha në kryeqytet, si dhe tyrben e Sulltan Muradit.

Ai dje është takuar me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, pas së cilës kanë mbajtur konferencë shtypi të përbashkët. Çavuşoğlu gjithashtu është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Çavuşoğlu gjithashtu pritet që sot të vizitojë qytetin e Prizrenit.