Gramoz Ruçi: Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

Ruçi: Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetëse pa rezerva e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo është platforma e duhur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

“Kjo është rruga e vetme e vendosjes së raporteve të reja mes Kosovës dhe Serbisë për forcimin e rrugës evropiane për të dyja vendet si dhe për stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mesazhi im është që në këtë situatë aktorët dhe faktorët politikë në Kosovë duhet të jenë në unitet qëndrimi dhe veprimi”, theksoi Ruçi.

– ”Kosova promovon të drejtat e komuniteteve”

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se qëllimi i vizitës zyrtare në Shqipëri është diskutimi për perspektivën euroatlantike. “Kosova shkon në dialog për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kosova është vendi i pavarur dhe sovran, i cili promovon në mënyrën më të shkëlqyer të drejtat e komuniteteve më mirë se në çdo shtet perëndimor evropian”, tha Veseli.

Sipas Veselit, Kosova është duke shkuar me vendosmëri drejt procesit final të madh të dialogut me Serbinë që të ulet në OKB.

“Rrugëtimi jonë është perëndimor si shtet. Rrugëtimi jonë është evropian dhe jemi krenar që jemi në anën e vendeve perëndimore. Nuk ka opsion tjetër. Ajo që e dëmton Kosovën është mungesa e unitetit. Nuk është koha të mendojmë për ego të luftës për pushtet. Është momenti të mendojmë për këtë gjeneratë dhe gjeneratat e ardhshme në mënyrë që ta fuqizojmë shtetin e Kosovës”, deklaroi Veseli.

Veseli shoqërohet në këtë vizitë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeparlamentari Veseli do të takohet dhe me zyrtarë dhe politikanë të tjerë të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen pa rezerva për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ruçi, priti në një takim zyrtar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pas takimit mbajtën një deklaratë të përbashkët për mediat.

“Kryefjala e bashkëbisedimit ishte dialogu Kosovë-Serbi. Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetëse pa rezerva e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian(BE). Kjo është platforma e duhur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve për destinacionin e të dy vendeve në BE. Po ndjekim me vëmendje zhvillimet e fundit dhe përfshirjen e të gjitha palëve në procesin e dialogut”, tha kryeparlamentari i Shqipërisë.

Sipas Ruçit, diskutimet e fazës finale të dialogut duhet të rikonfirmojnë arritjen e marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme që respekton tërësinë territorial të Kosovës, formën unitare të shtetit, karakterin multi etnik dhe multifetar.