Kadri Veseli thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Votoni partitë shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që në zgjedhjet e 30 gushtit të dalin dhe të votojnë për partitë shqiptare, në mënyrë që ata të forcojnë peshën e tyre për të ndikuar vendim-marrjen e këtij shteti dhe përmbushjen e kërkesave të tyre legjitime.