Sot vendosa ta dua edhe zjarrin

Omer Fuçia

Maturant 2018

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” Dega e Djemve

Fitues i Olimpiadës Kombëtare të Letërsisë 2018

Atë qe e kisha bere te ndaluar për nocionin dashuri

Sot vendosa te pamundurat ti kthej në mundësi

Ti hedh ujë një luleje te vyshkur

Te qaj për dhimbje qe vete kurrë nuk I ndjeva

Sot, është dita kur vdekja behet rilindje

Është dita qe nisa te te dua ty

Ty qe deri dje ishe qellim i paarritshëm për mua

Qe per armen time te ndryshkur ishe një objektiv i pagoditshem

Por a ka objektiv te pagoditshem për një ushtar qe ne zemër i ka mbire fidani I guximit?

Sepse luftën nuk e fiton arma, por zemra guximtare

Sot vendosa ta dua edhe zjarrin

Mos guxoni te me kapni nga krahët

Sepse nuk besoj se ka rrezik me te madh për mua, sesa mungesa e saj

Me dëgjoni o shpirtra qe endeni ne boshllëqe jete

Boshllëqe te errëta pa ajër, pa jete

Kam diçka për t’ju thëne

Mos u habitni nga fjalët e mia te çuditshme

Nëse kjo jete do ishte vend për të jetuar të lumtur

Do duhej te vdisnim e te vinim përsëri këtu

Lumturia nuk është diçka që arrihet i shtrire ne shtatin e monotonisë

Lumturia është si një molle e kuqe

E ëmbël, e bukur, tërhëqëse

Por mes gardheve te panumërta prej gjembash

Prandaj them se për çmimin me te madh ne ketë jete

Për lumturinë, duhet te vdesësh

Prandaj nga këtu ju thërras

Gjejeni lumturinë dhe vdisni për ta arritur atë

Por edhe diçka tjetër për ju

Mos kërkoni me kot ne toke

Lumturia qe them është në qiell

E padukshme, por e ndjeshme

Ndjejeni…