Dramaturgu shkodran Albri Brahusha është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në faqen zyrtre të Bashkisë Shkodër, ku u shprehen ngushëllime të afërmve dhe miqve.
“Një lajm i trishtë për Shkodrën dhe botën e artit. Është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare dramaturgu Albri Brahusha. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në emrin e tij personal dhe institucionit të Bashkisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahusha dhe komunitetit të artistëve për këtë ndarje para kohe”, thuhet në faqen e bashkisë.
Dramaturgu Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973.
Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ai ka qënë jurist pranë Insitucionit të Prefektit në vitin 1997-1999, shef i zyrës juridike të Prefekturës në vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.
Në vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjës i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.
Në fushën artistike ai ështe autor i disa librave dhe botues i revistës ” G&G”, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejnë”, me regji të Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado” me regji nga Fatbardh Smaja e Spiro Duni, të cilat u vlerësuan me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.