Si të gatuajmë krap në tavë

Një nga mënyrat tradicionale të gatimit të krapit, një prej peshqve të ujërave të ëmbël më të përdorshëm në kuzhinë. Ja një recetë mjaft praktike.
Përbërësit
  • 300 gr krap
  • 200 gr qepë
  • 50 gr vaj
  • pak salcë domatesh (të trashë)
  • piper i zi
  • kripë
  • pak spec djegës
  • 1 lugë kafe miell
  • pistil kumbulle
  • gjethe dafine
Përgatitja
1 -Priteni qepën dhe hidheni në një tenxhere ku shtuar dhe vajin.
2- Kavërdisini në zjarr të ngadaltë derisa të shkrihet qepa.
3- Shtoni kripën, specin djegës dhe vazhdoni kavërdisjen.
4- Kur qepa të jetë shkrirë, hidhni salcën e domates të holluar me pak ujë, miellin dhe shtoni një gjethe dafine.
5- Kavërdiseni derisa të shihni që salca është gati.
6- Në një tavë për pjekje hidhni shtresën e parë të salcës dhe vini peshkun sipër, pastaj prapë salcë derisa të mbuloni peshkun. Futeni në furrë në 300 gradë celcius përreth 25 minuta, duke i ndryshuar pozicionin vazhdimisht që të piqet mirë.