Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Shqipërisë takohet me homologun nga Turqia

Güler e priti Kollçakun në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë në kryeqytetin Ankara me një ceremoni

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, është takuar me homologun e tij në Turqi, Yaşar Güler, raporton Anadolu Agency (AA).

Güler e priti Kollçakun në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë në kryeqytetin Ankara me një ceremoni.

Pas intonimit të himneve kombëtare të të dyja vendeve nga ana e bandës ushtarake, Kollçaku përshëndeti gardën e nderit me fjalët “merhaba asker” (përshëndetje ushtarë).

Të dy shefat e shtatmadhorive më pas kaluan në takim.