Dobësohen Dollari amerikan dhe monedha europiane

Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europine gjithashtu është dobësuar këtë të martë pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 99.6 lekë dhe 3shtë shitur me 100.5 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rritje të vlerës nga në ditë më parë duke fituar pikë teksa është blerë sot me 103.9 lekë dhe është shitur me 104.9 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur rritje të kuotës pasi referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 117.6 lekë dhe është shitur me 118.6 lekë.