Prizren, trajnim për “teknikat e leximit të shpejtë”

Aktiviteti u zhvillua në shkollën e Fondacionit Maarif në Prizren nën drejtimin e arsmitarit dhe shkrimtarit të ardhur nga Turqia Ahmet Akay Azak ku morën pjesë rreth 50 mësues nga qytete të ndryshme të Kosovës

Në Prizren të Kosovës u mbajt trajnimi për arsimtarët në lidhje me “Teknikat e leximit të shpejtë” i zhvilluar me mbështetjen e “International Maarif Schools of Kosova” dhe Shoqatës së mësuesve turq të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti u zhvillua në shkollën e Fondacionit Maarif në Prizren nën drejtimin e arsmitarit dhe shkrimtarit të ardhur nga Turqia Ahmet Akay Azak ku morën pjesë rreth 50 mësues nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Në një deklaratë Azak tha se “Sa më të larta të jenë normat tona të leximit, aq më shumë do të na shërbejnë që të zhillojmë veten tonë dhe të lexojmë burimet botërore më mirë dhe më shpejtë. Natyrisht që krahas zhvillimit të mësuesve kjo do të reflektojë pozitivisht edhe mbi nxënësit”.

Neshe Tabak Gash një nga mësueset pjesëmarrëse në trajnim ka vënë theksin se beson që trajnimet në fjalë do të jenë të dobishme edhe për nxënësit.

“Dëshiroj të shpreh falënderimet për informacionet që kjo punë e përbashkët ofron për ne dhe presim vazhdimin e trajnimeve të tilla”, tha Gash.

Ndërsa shkrimtari kosovar Dr. Taner Güçlütürk tha se “Në një epokë ku konkurrojmë me kohën, kemi nevojë të mësojmë më shumë dhe këto trajnime për ne arsimtarët janë shumë të vlefshme”.

Në fund të trajnimit ditor pjesëmarrësve të suksesshëm do t’u shpërndahen certifikata.