Ministrat akuza ndaj Borrell: Po mbani anën e Serbisë

Pas dështimit të negociatave mes Kosovës dhe Serbia, funksionarë të qeverisë së kryeministri Kurti kanë hedhur akuza te forta ndaj ndermjetesve europian duke aluduar se ata po mbajnë anën e Serbisë në bisedime.

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument që sipas tij gjashtë muaj më parë është propozuar nga Serbia.

Ai thotë se i njëjti dokument është propozuar sot nga shefi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

”Një dokument gjashtëmujor i vjetër u përdor sot nga lehtësuesi për të mbuluar mungesën e pjesëmarrjes së Serbisë në përpjekjet për një plan . Megjithatë, dokumenti është shumë i dobishëm për të kuptuar se si gjendja e Vuçiçit u bë pozicion i BE-së”, ka shkruar Zulfaj.

Në dokument thuhet se deri në fund të marsit duhet të ketë një draft status për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ky proces do të vazhdojë sipas propozimit deri në fund të tetorit 2023 ku do të përfundojë themelimi i Asociacionit.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç se ka refuzuar të bëjë kompromisin ku Asociacioni është në qendër.

Nderkohe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka akuzuar  ndërmjetesit europian se po mbajnë anën Serbisë.

”Në vend të një propozimi real, HR Borrell i BE-së paraqiti një nga kërkesat 6-mujore të Serbisë, duke e maskuar atë si një propozim kompromisi që vjen nga BE-ja. Borrell dhe Lajçak as nuk po përpiqen ta fshehin më”, ka shkruar Murati.