Merkatoja e janarit po afrohet dhe kështu spekulimet shtohen edhe më shumë. Ditën e sotme, “Mirror” raporton lajmin e bujshëm, teksa shkruan se Chelsea dhe Real gati e kanë gjetur marrëveshjen për kalimin e Iscos në “Stamford Bridge”.
Spanjolli pritet që të firmosë për Blutë muajin e ardhshëm, me londinezët që do të derdhin në arkat e Realit 55-60 milionë euro. Me shitjet e Iscos, “Los Blancos” hapin vend për transferimin e Eriksen në “Bernabeu”.
Danezi nuk po kalon një moment të mirë me Tottenham, pasi Mourinho nuk e sheh si lojtar titullar, prandaj largimi në janar është i sigurt. Reali nuk ka humbur kohë dhe mediat angleze e bëjnë të kryer kalimin e mesfushorit në Madrid, ku mbetet të arrihet vetëm marrëveshja mes dy klubeve, pasi dëshira e lojarit është e ditur tashmë./Burimi: Telesport.al