Silvinjo merr pasaportë shqiptare, bëhet qytetar i Lushnjës

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo është banori më i ri i qytetit të Lushnjës.

Trajneri i kombëtares kuqezi ka aplikuar për kartë identiteti e pasaportë në qytetin e Lushnjës dhe zyrat e “Identitek”. Ai u shoqërua nga kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Pasaportën shqiptare e kanë marrë dhe bashkëpunëtorët e tij, Zabaleta, Laurenti dhe Stesina.

“Është nder që unë dhe stafi im jemi këtu sot. Falënderoj popullin shqiptar që ka besuar në punën tonë. Falënderoj FSH dhe të gjithë vendin. Ne jemi të lumtur. Kemi bërë një punë të mirë së bashku dhe shumë shpejt kemi një sfidë shumë të rëndësishme. Faleminderit të gjithëve!” – tha Silvinjo.