Mbledhja e Qeverisë në Durrës, Rama: Nga 1 korriku rriten pensionet, përfitojë 665 mijë persona

Kreu i qeverisë i është referuar bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës për riparim, pas dëmtimeve të shumta që ka pësuar shtresa e asfaltit.

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Durrësi, pas mbledhjes së qeverisë, ku ka komunikuar disa nga vendimet e marra. Lajm i mirë i kryeministrit ishte rritja e pensioneve nga 1 korriku për 665 mijë pensionistë.

“Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%. Duke nisur nga data 1 korrik”, tha Edi Rama.

Kreu i qeverisë i është referuar bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës për riparim, pas dëmtimeve të shumta që ka pësuar shtresa e asfaltit shkruan Mapo.

Rama tha se punimet do përfundojnë në fund të muajit qershor. “Kemi nisur projektin e mirëmbajtjes së rrugës Tiranë-Durrës. Riparimi i autostradës përfundon në fund të muajit qershor”.

Ndërkohë, një lajm të mirë kreu i qeverisë kishte edhe për Rrugën e Arbrit. Sipas tij, kantieri i punimeve hapet të dielën e ardhshme.