Kurti kundër Ramës: Veriun e ruajmë vetë, KFOR të jetë mbështetës.

Roli i KFOR në veriun e Kosovës duket se ka përplasur sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë Edi Rama.

Kryeministri Albin Kurti nuk është dakord me deklaratën më të fundit të Ramës se KFOR-i duhet të vendoset në veri të Kosovës dhe të marrë kontrollin, nisur nga situata e krijuar në ditët e fundit.

Në një intervistë për mediat boshnjake, Kurti u shpreh se kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX.

“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë, e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, u shpreh Kurti.

Deklarata e Ramës:

Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta nga policia jonë dhe KFOR-i në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është e përcaktuar. Kudo në Kosovë, e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet të ndryshojë.