Partizani mposht 1-0 Vllazninë në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, por kjo nuk mjafton që kryeqytetasit të kualifikohen në gjysmëfinale. Janë shkodranët ata që festojnë, falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Vllaznia është skuadra e fundit që siguron një vend në gjysmëfinale, ndërsa përfundon këtu aventura e Partizanit në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë.

93’ Balaj ka një mundësi të artë për të mbyllur ndeshjen, por Rexhepi i mohon golin sulmuesit të Vllaznisë

90’ Akordohen 6 minuta shtesë

88’ Anulohet goli i Partizanit nga VAR, sepse ka pasur një faull të Da Silvës në zonë gjatë aksionit të golit

87’ GOOOOOOL Shën Partizani me Carën, që çon në 3-3 rezultatin e përgjithshëm të kësaj sfide

83’ Rrezikon Partizani, fillimisht me Da Silvën dhe më pas me Rrapajn, por Qarri ruan portën të paprekur

82’ Ka shtuar ritmin Partizani, që kërkon golin që do të çonte sfidën në shtesë

76’ Cara tenton direkt portën nga një goditje standarde, por gjuajtja e tij pritet me lehtësi nga Qarri

62’ Partizani i afrohet golit të dytë. Rrapaj tenton portën nga distanca por pret Qarri, që reagon sërish pas gjuajtjes së Carës

60’ Vllaznia duket më kërkuese në këto minuta, por pa arritur që të rrezikojë portën e Rexhepit

47’ Rrezikon Vllaznia me Çobën, por gjuajtja e tij ndalet në rrjetën e jashtme

46’ Nis pjesa e dytë

Mbyllet me fitoren 1-0 të Partizanit pjesa e parë.

41’ Provon Matondo nga distanca, por gjuajtja e tij është e pasaktë

35’ I pafat Mensah, pasi gjuajtja e tij ndalet në shtyllë

33’ Vllaznia nuk arrin që të reagojë pas golit të pësuar, ndërsa Partizani kërkon të përfitojë nga ky moment që të shënojë edhe golin e dytëhttps://www.instagram.com/reel/Cp0QBqdAq7F/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=675&rd=https%3A%2F%2Fwww.news.oversport.tv&rp=%2Fkoment-live-partizani-vllaznia-0-0-starton-supersfida-ne-kompleksin-partizani%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A604.3999999761581%2C%22ls%22%3A220.2999999821186%2C%22le%22%3A567.2999999821186%7D

25’ GOOOOOOOL Shënon Partizani. Mensah përfiton nga një pasiguri e mbrojtjes së Vllaznisë dhe kalon vendasit në avantazh

22’ Rrezikon Partizani me Carën, por pret Qarri gjuajtjen e sulmuesit të kuq

19’ Ka rënë disi ritmi i lojës, që po ndërpritet shpesh në këto minuta për ndërhyrje të gabuara nga të dy kampet

6’ Partizani është më kërkues në këto minuta të para, por pa arritur që të rrezikojë seriozisht portën e Vllaznisë

1’ Starton supersfida në kompleksin Partizani

Partizani dhe Vllaznia kërkojnë të bëjnë të vetën biletën e fundit për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët janë më të avantazhuar falë suksesit 3-1 në ndeshjen e parë, por kryeqytetasit kërkojnë që të përmbysin gjithçka në shtëpinë e tyre.

Formacionet zyrtare: