Izraeli nisi një sulm në territorin iranian këtë mëngjes, tha një zyrtar amerikan i paidentifikuar për CNN. Objektivi nuk është bërthamor, sipas këtij zyrtari.
Shtrirja e objektivave nuk u specifikua, por “vendet bërthamore dhe civile nuk ishin në atë kategori”, shtoi një tjetër zyrtar, sipas televizionit amerikan.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se tre dronë u vunë re mbi qiell në Isfahan rreth orës 12:30 me orën lokale dhe u shkatërruan pasi sistemi i mbrojtjes ajrore të vendit u aktivizua, sipas “Reuters”.
Më herët agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve “Fars” raportoi se “shpërthime” janë dëgjuar pranë aeroportit ndërkombëtar në Isfahan.
Dy zyrtarë amerikanë konfirmuan për CBS News se një raketë izraelite goditi Iranin.