“I dërgova informacione rusëve”- Oficeri gjerman pranon akuzën: Pse spiunova vendin

Oficeri i ushtrisë gjermane, i cili akuzohet për aktivitete spiunazhi në emër të Rusisë dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore, doli përpaara gjykatës në Düsseldorf.

Në fillim të gjyqit, i pandehuri pranoi se kishte spiunuar për Rusinë. Ai tha se veprimet e tij u nxitën nga frika e një përshkallëzimi bërthamor në mes të luftës të Rusisë në Ukrainë.

Oficeri u arrestua më 9 gusht të vitit të kaluar dhe akuzat ndaj tij u bënë publike më 19 mars.

I pandehuri dyshohet se ka operuar vullnetarisht dhe pa pagesë.

Cilat janë akuzat ndaj tij?

Oficeri akuzohet se ka dhënë informacione të ndjeshme, duke filluar nga maji 2023, si në konsullatën e Rusisë në Bonn ashtu edhe në ambasadën e saj në Berlin .

Sipas prokurorëve, ai ka dorrëzuar gjitahshtu fotografi të dokumenteve në lidhje me sistemet e municioneve dhe teknologjisë së avionëve të ushtrisë gjermane.

Prokurorët thonë se nuk ka prova që ai të ketë marrë pagesa nga Rusia.

Çfarë i tha oficeri gjykatës?

54-vjeçari tha se akuzat ndaj tij ishin “gjerësisht” të sakta.

Ai tha se kishte ndjekur në TikTok një influencues pro-rus i lidhur me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), megjithëse nuk ishte i sigurt se çfarë përmbajtje kishte materiali.

Sipas rrëfimit të tij, ai ishte i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij në rast të një sulmi bërthamor. Oficeri tha se për këtë arsye ai kërkoi kontakt me autoritetet ruse.

“Unë logjikova në këtë mënyrë”, tha ai në gjykatë.

Oficeri shtoi se ai ishte penduar për veprimet e tij dhe se ai ishte në një gjendje të keqe mendore në atë kohë.