Category Rajoni

BE paralajmëron sërish Kosovën: Hiqeni taksën ndaj Serbisë, angazhohuni në dialog!

Bashkimi Evropian prej dy muajsh është duke bërë presion ndaj qeverisë “Haradinaj” për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, në një përgjigje për gazetën “Zëri” në Kosovë ka thënë se Brukseli pret të hiqet taksa dhe të dyja vendet të angazhohen për vazhdimin e dialogut.