“Dua të jap frymën time të fundit teksa lumturoj një person të shtypur”

"Frymën time të fundit nuk dua ta jap në shtratin tim, por në një vend ku rendim, në Ugandë, diku në Mongoli apo në ndonjë cep të botës duke ndihmuar dhe duke lumturuar një person të shtypur apo një viktimë", deklaroi Turunç

Zëvendëskryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, İsmail Hakkı Turunç, ka theksuar se frymën e tij të fundit nuk dëshiron ta jap në shtratin e tij, por “në një vend ku rendim, në Ugandë, diku në Mongoli apo në ndonjë cep të botës duke ndihmuar dhe duke lumturuar personat e shtypur apo një viktimë”.

Turunç, i cili ka qenë aktiv në shumë shoqata kombëtare dhe ndërkombëtare për gati 40 vjet, ka ndërmjetësuar në dërgimin e ndihmave humanitare në mbi 100 vende të botës.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), ai ka shpjeguar zhvillimin e aktiviteteve të ndihmës humanitare ku ai dëshiron “të japë edhe frymën e fundit”, përjetimet gjatë këtij procesi, si dhe rekomandimet e vullnetarëve.

Turunç i cili është një burim frymëzimi dhe përkrahje për shumë shoqata në fushën e ndihmave humanitare, pasi theksuar se ndihmat kanë dy dimensione, atë personal dhe atë institucional.

“Mundësia për të ofruar këto ndihma ishte një dhuratë e Allahut. Unë mund të kisha kërkuar punë të tjera dhe status shoqëror tjetër, por nuk mund ta bëja këtë punë në një fushë tjetër, e cila ka një vlerë të madhe shpirtërore, gjë që i jep shpirtit tim bukuri të ndryshme. Frymën time të fundit nuk dua ta jap në shtratin tim, por në një vend ku rendim, në Ugandë, diku në Mongoli apo në ndonjë cep të botës duke ndihmuar dhe duke lumturuar një person të shtypur apo një viktimë”, deklaroi Turunç.

Siç tha ai, themeli historik i aktiviteteve të ndihmës që Turqia kryen në arenën ndërkombëtare janë të bazuara në traditat e fondacioneve të Perandorisë Osmane dhe kjo traditë, sipas tij, nuk i ndan personat në nevojë mbi bazat e tyre të besimeve, shtetësisë, kombësisë apo ngjyrës.

“Asnjë institucion që shkon për ndihmë nuk ka ndonjë axhendë sekrete”

Turunç theksoi se Turqia nëpërmjet institucioneve shtetërore dhe shoqatave zgjat dorën e ndihmës për shtetet që luftojnë kundër problemeve të tilla si përmbytje, tërmete, tsunami, thatësira dhe uria.

“Deri më tani, ne kemi vepruar gjithmonë me logjikën se personit në nevojë nuk i pyetet feja, gjuha, kombësia. Ne nuk shkojmë për të ndihmuar me mendimin që ‘nëse unë ndihmoj, do ta marr ndonjë fitim nga njerëzit atje’. Asnjë institucion që shkon për ndihmë nuk ka ndonjë axhendë sekrete. Ne marrim reagime shumë pozitive në të gjitha vendet ku shkojmë. Tashmë janë të sigurt se jemi ndryshe nga të tjerët. Për fat të keq, kam parë organizata joqeveritare perëndimore që kanë vajtur atje për tregti dhe interesa të tjera. Kam parë gjithashtu se njerëzit, fëmijët që jetojnë në kushte të vështira po përdoren nga agjencitë e ndihmave të këtyre vendeve për qëllime të këqija”, tha Turunç.

“Punohet nën kushte si nën shi, në baltë dhe nën plumba”

İsmail Hakkı Turunç ka bërë të ditur se është dëshmitar që vullnetarët e përfshirë në aktivitetet e ndihmave në këto vende përjetojnë “ndjenja të papërshkrueshme” dhe se pasi kthehen në Turqi përgatisin projekte të reja për t’u kthyer sërish sa më parë në ato rajone.

“Kam shkuar në 106 vende. Sikur jeta të më majftonte të shkoja edhe në vende që nuk kam vajtur, të mund t’i ndihmoja të gjithë deri në pikën kur të mos mbetej më asnjë njeri në nevojë, asnjë viktimë… Vullnetarët punojnë në kushte të këqija të tilla si nën shi, në baltë, në borë, mote me dimër, kushte të këqija të rrugëve, në malet e Kashmirit, Meksikës, Pakistanit, Indonezisë, në pjesë të ndryshme të Açe-s, në breshëritë e plumbave në Somali apo në Siri, pa e ditur se kur do të bie bomba. Disa herë kur ata buzëqeshin ne qanim dhe ndonjëherë kur ne qanim teksa ndihmojmë ata, nuk është rastësi që ne shpresojmë ato momente që ata të na shpëtojnë në Ahiret”, tha Turunç, duke shpjeguar përjetimet e vullnetarëve dhe duke vënë theksin se dëshiron që të gjithë jetën ta kalojë duke ndihmuar njerëzit.

“Duhet të veprohet sipas ndjenjës së atyre që marrin ndihmën”

Pasi ka theksuar se e njohin ndjenjën e të qenit ndihmues, por se duhet të veprohet sipas ndjenjës së atyre që marrin ndihmën, Turunç tha se, “Disa nga personat që marrin ndihmën nuk mund të na shikojnë në fytyrë. Një pako me ushqim apo një palë këpucë që i ofrohen atyre duhet t’i jepen sikur të ishte malli i tyre, që ato ta ndiejnë veten sikur i ka marrë babai dhe i ka dërguar në dyqanin për të blerë këpucë duke i thënë ‘zgjidh këpucën që dëshiron‘. Këtë ndjenjë duhet ta përcjellim tek ata, që ata përjetojnë ndjenjën e atësisë”.

Në modelet e ofrimit të ndihmave me këtë perspektivë janë bërë ndryshime të rëndësishme, tha Turunç. duke shtuar se, “Tashmë në vend të peshkut po përpiqemi që t’i mësojmë edhe si të peshkonë vetë”.

“Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve, TIKA dhe disa shoqata kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi projekteve për të zhvilluar industrinë. Po ofrohen trajnime me fokus për produktet që mund të sheshin në tregun e brendshëm ose në produktet që ata mund të eksportojnë. Si Gjysmë Hëna e Kuqe Turke filluam një projekt pilot në Mardin dhe Şırnak, ku ofruam mikrokreditë. Edhe në Afrikë do të fillojmë ta zbatojmë këtë në shumë vende. Duke u dhënë kredi në fushën e blegtorisë dhe bujqësisë, ne duam t’u sigurojmë atyre një përforcim ekonomik që të qëndrojnë mbi këmbët e tyre, në vend të furnizimit të tyre një herë në muaj me pako ushqimore. Pas pagimit të kredisë dhe rritjes së biznesit, pas 3-5 vjetësh ne po përpiqemi që ata të arrijnë në një situatë ku nuk janë nevojtarë nga askush”, tha Turunç.

Në zonën e blegtorisë dhe bujqësisë, ne duam t’u sigurojmë atyre një përforcim ekonomik në vend të furnizimit të tyre një herë në muaj. Pas pagimit të kredisë dhe rritjes së biznesit pas 3-5 vjetësh, ne po përpiqemi të bëhemi të varfër

“Gjatë ndihmave fitimi i vërtetë për një individ është shpirtëror”

Duke theksuar se fitimi i vërtetë nga ndihmat për një individ është “shpirtëror”, Turunç tha se ndihmat që ofrohen pa pritur ndërtojnë besim midis vullnetarëve dhe njerëzve në rajon dhe se këta njerëz me kalimin e kohës kërkojnë të bëjnë tregti.

Sipas tij, tregtia e banorëve të rajonit me firmat turke është një fitim i dyanshëm dhe fillimisht ndihmon në zhvillimin e këtyre vendeve.

“Ata që kërkojnë të bëjnë tregti, ne i vëmë në kontakt me institucionet zyrtare të shtetit. Prej shekujsh te këta njerëz ekziston një psikologji (frikë) e të qenit i mashtruar. Për këtë arsye, ata duan të bëjnë tregti me njerëz të besueshëm. Kjo në veçanti bëhet fitim për ta. Në këtë mënyrë kontribuojmë edhe në promovimin e Turqisë. Për shembull, gjatë vizitës sime në Mongoli, dëgjova teksa thonin se ‘kemi filluar ta njohim më mirë Turqinë dhjetë vitet e fundit’. Disa afaristë, në saje të këtij promovimi, kanë ardhur në Stamboll nga Mongolia dhe kanë bërë investime serioze. Edhe pse mund të kenë raporte të mërparshme me vende të tjera, ata i orientojnë investimet në Turqi për shkak të besimit ndaj nesh”, shprehet Turunç.

“Fillimisht duhet ta ruajmë qëllimin tonë të mirë”

Duke folur në lidhje me shpërbilimin nga ndihmat, Turunç tha se “vepra që bëhet nga zemra, nuk matet me njësi materiale”.

“Mund të mos jemi në një pikë shumë të mirë ekonomikisht, por nëse në zemrën tuaj ka një botëkuptim bamirësie dhe ndjenjë për të ndihmuar dhe ndarë, atëherë ju mund t’i shndërroni këto ndjenja në mirësi sipas buxhetit tuaj. Paraardhësit tanë që jetuan në periudhën osmane mund të mos kenë qenë në kushte të mira, por ata kishin botëkuptim shumë të fuqishëm. Kur lexojmë për veprat në kohën e tyre, kur dëgjojmë për to, ne e shohim dhe e pranojmë se ata kanë qenë më të mirë sesa sot”, vlerësoi Turunç.

Ai nënvizoi se Turqia në saje të aktiviteteve të organizuara viteve të fundit, sot është bërë shteti që ofron më së shumti ndihma në raport me prodhimin e brendshëm bruto.

“Si një nga aktivitetet humanitare sociale që organizohen prej 40 vitesh, është se me vizionin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe rrjedhimisht me mundësitë e krijuara për ne, organizatat e ndryshme të bamirësisë kanë fituar një strukturë më juridike dhe po arrijnë deri te nevojtarët”, u shpreh Turunç.

Sipas tij, nevojiten qëllime më të mira në mënyrë që ndihmat, krahas individëve, të arrijnë te zemrat e tyre.

“Përkundër të gjitha punëve, ne nuk kemi arritur në pikën e paraardhësve tanë. Kultura e ndihmimit në fondacione bëhej me një vetëdije dhe besimin se ajo përbënte adhurim. Por ju mund të bëni vepra edhe duke qenë në një shoqatë dhe duke fituar status social. Mund të ndikoni te individët me pozitën dhe vizitkartat tuaja, por Allahu është më afër damarit të qafës dhe e di se me çfarë qëllimi gjendemi në shoqatë. Nëse nuk kemi pasur qëllim të mirë, atëherë në ditën e llogarisë, teksa presim shpërblimin nga Allahu, mund të dënohemi për syefaqësi. Për këtë aryse, ne së pari duhet ta ruajmë qëllimine mirë”, theksoi Turunç.

“Kjo derë nuk mbyllet asnjëherë për turqit”

Duke shpjeguar një ngjarje gjatë aktiviteteve humanitare, Turunç tha:

“Në vitin 2015 shkuam në Kashmir pas tërmetit. Pamë se në këtë rajon ishin rrënuar dy shkolla. Ishte një pamje pikëlluese. Gjithsesi, gjendja ishte e vështirë edhe për shkak të stinës. Ata përpiqeshin të mbanin mësim në shi dhe baltë. Ne vendosëm të ndërtonim dy shkolla. Parafabrikimet i dërguam në Pakistan dhe atje bëmë montimin. Njërën e emërtuan Fatih Sultan Mehmet, kurse tjetrën Akşemsettin. Brenda tyre kishte edhe kabinete me kompjuterë dhe të kimisë. Për të kontrolluar aktivitetet atje, sërish shkuam në Pakistan me një shok. Deshëm të hynim në Xhaminë Faisal. Xhami shumë estetike dhe e bukur, por e mbyllnin jashtë kohëve të namazit. Ne nuk arritëm për namaz por deshëm të hynim në xhami. Ushtarët në derë në tahnë se është e mbyllur dhe se nuk do të mund të hynim. Një njeri që kishte dëgjuar nga largë erdhi pranë nesh dhe na pyeti nëse jemi turq. Atëherë urdhëroi ushtarët dhe u tha se “kjo derë nuk mbyllet asnjëherë për turqit” dhe dera u hap. Ne hymë brenda me atë ndjenjë dhe u falëm duke qarë”.