Category Politike

Ilir Meta: Mitingjet dhe kokëfortësia dëmtojnë vendin, dialogoni

Kreu i shtetit Ilir Meta i bën apel shumicës dhe opozitës që të heqin dorë nga demonstrimi i forcës me mitingje dhe anti-mitingje dhe të ulen për të dialoguar. "Ka një hapësirë për të gjetur zgjidhjet e duhura dhe secili duhet të reflektojë. Është detyrë e tyre të tregojnë vullnet për dialog dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe të udhëhiqen nga arsyeja" tha Presidenti.