Category Politike

Paqendrueshmëri politike në Shqipëri para zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së

Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë për të hapur negociatat e anëtarësimit. Por, po në muajin qershor në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ndoshta pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës. Sipas Zërit të Amerikës, ndërsa këto dy ngjarje afrohen, në vend po rritet paqëndrueshmëria politike.