Basha bashkëbisedim me fermerët: Ulja e rimbursimit të TVSH-së, akt kriminal e Edi Ramës

Gjatë turit të tij në Kavajë dhe Rrogozhinë, Kreu i Partisë Demokratike u ndal edhe në Luz të vogël, ku bashkëbisedoi me fermerët.

Gjatë turit të tij në Kavajë dhe Rrogozhinë, Kreu i Partisë Demokratike u ndal edhe në Luz të vogël, ku bashkëbisedoi me fermerët.

Lideri i opozitës e quajti kriminal, aktin e qeverisë për të ulur nga 20%, në vetëm 6%, rimbursimin e TVSH-së ndaj fermerëve, shkruan Top Channel.

“Akti i fundit i heqjes së rimbursimit të TVSH-së, është akti më kriminal që mund të ketë menduar ndonjëherë një qeveri në Europë kundër fermerëve të vet. E menduan vetëm për një arsye: që të falimentojnë fermerin shqiptar dhe të nxisin importin. Kushdo që e mendoi, kushdo që e vuri në jetë, ka një dhe një përgjegjës që është kryeministri i vendit”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike nuk ngurroi të bëjë edhe premtime, duke e shndërruar bashkëbisedimin me fermerët, në një takim të vërtetë elektoral.

“100 mln euro subvencione në vit për bujqësinë, 50 mln euro në vit investime për infrastrukturën e fshatit, bllokadë për prodhimet e subvencionuara të vendeve të tjera. Do të zerojmë koston e imputeve bujqësore, me qëllim që djersa juaj që derdhet lumë dhe i vadit këto toka njësoj si uji, të mos kthehet në mallkim, të mos kthehet në falimentim, të mos ju zhysë në borxh, të mos ju detyrojë të shkoni drejt emigrimit, sepse prodhimet tuaja në vend që të shiten, kalben apo derdhen kanaleve”, deklaroi lideri i PD-së.