Category Lajme

Lulzim Basha: Brenda mandatit, paga minimale për mjekët 1200 euro, për infermierët 700 euro

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zbuloi sot për herë të parë një nga pikat kryesore të programit të PD për shëndetësinë. I ftuar në konferencën “Sistemet shëndetësore, vizione dhe sfida”, e organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, zoti Basha theksoi se investimi në burimet njerëzore në shëndetësi është prioritet absolut i hapave emergjentë, që do të ndërmarrë PD sapo të ketë votëbesimin për të qeverisur vendin.

Ramush Haradinaj: Në Berlin, qëndrime të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Samiti i Berlinit, që do të mbahet më 29 prill, është një takim multilateral ku do të diskutohen çështje të ndryshme. Sipas tij, qëndrimet e qeverisë së Kosovës nuk janë vetëm të tijat personalisht, por janë qëndrime të Kosovës.