Luigi Soreca: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për qytetarët

Pas 32 muajsh, projekti i binjakëzimit të BE-së kundër korrupsionit përfundoi dhe sot ia dorëzon punën e tij koordinatorit kombëtar për antikorrupsionin në Shqipëri.

Pas 32 muajsh, projekti i binjakëzimit të BE-së kundër korrupsionit përfundoi dhe sot ia dorëzon punën e tij koordinatorit kombëtar për antikorrupsionin në Shqipëri.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të projektit të binjakëzimit të BE-së kundër korrupsionit, Soreca tha se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për qytetarët shqiptarë.

“Lufta kundër korrupsionit është thelbësore për popullsinë e Shqipërisë, reputacionin dhe zhvillimin ekonomik. Shpenzimet për shoqërinë janë të mëdha. Kjo do të thotë më pak shkolla, spitale dhe vende pune. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu thelbësore për Shqipërinë për të ecur përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, raporton ATA.

“Gjatë një periudhe prej gati 3 vjetësh, ekspertët gjermanë dhe austriakë mbështetën për të koordinuar dhe zbatuar politikat antikorrupsion”, theksoi Soreca.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Dr. Josef Moser, ministër i Ministrisë Federale të Çështjeve Kushtetuese, Reformave, Derregullimit dhe Drejtësisë së Austrisë si dhe Katrin Schenk, përfaqësuese e Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme, Ndërtimit dhe Komunitetit të Gjermanisë.