Kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Shkodër.
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë kanë zbritur në 26,2%, ndërsa regjistrohet edhe një rënie e numrit të ankesave për faturim në masën 19,8% krahasuar me një vit më parë.
Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman, Christian Schmidt i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, theksoi se mazhoranca dhe opozita duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e ngërçit politik.
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste televizive sqaroi dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, ku deklaroi se numri i tyre lidhet me investimet e shumta publike, si sheshi “Skënderbej”, “Pazari i Ri”, shkollat e reja, kopshtet, çerdhet etj.
Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 30 mars 2019, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Bilali dhe ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes. Ndërkohë, shpallen në kërkim dhe dy persona të tjerë.
Partia Liberale Serbe e Kosovës, njofton se të enjten në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Dheun e Bardhë, është ndaluar nga ana e policisë serbe, Sërgjan Jovanoviq, anëtar i Partisë Liberale Serbe, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Një i moshuar ka ndërruar jetë në Sarandë pasi është rrëzuar nga 20 metër lartësi, në zonën e plazhit të Manastirit, në Ksamil.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën se Franca, autore e gjenocideve me pasojë masakrimin e qindra-mijëra njerëzve në Algjeri dhe Ruandë, nuk mund t’i japë leksione vendit të tij.
"Nuk ka formulë tjetër në lidhje me çështjen e sistemeve S-400", bëri të ditur shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.
Në konferencën e parë të rëndësishme për shtyp, gjatë presidencës së tij, Emmanuel Macron u zotua të ulë taksat dhe tha se francezët do të duhej të punonin më gjatë, duke theksuar reagimin e tij ndaj disa muajve të protestave antiqeveritare, që e kanë tronditur autoritetin e tij.