Ulen në 26,2% humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë kanë zbritur në 26,2%, ndërsa regjistrohet edhe një rënie e numrit të ankesave për faturim në masën 19,8% krahasuar me një vit më parë.

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë kanë zbritur në 26,2%, ndërsa regjistrohet edhe një rënie e numrit të ankesave për faturim në masën 19,8% krahasuar me një vit më parë.

Kryeministri Edi Rama iu referua sot statistikave nga OSHEE që dëshmojnë perfomancën pozitive të 3-mujorit të parë.

“Mirëmëngjes dhe me këto tregues të performancës pozitive për tremujorin e parë të vitit edhe në sektorin e energjisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Të dhënat e 3-mujorit të parë të vitit, publikuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tregojnë se niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes ka zbritur në 26,2% dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton të jenë regjistruar 1,46% më pak humbje, shkruan

Sipas OSHEE-së, në vitin 2014 kur nisi reforma në energji niveli i humbjeve shkonte në 44,12%.

Reduktimi i nivelit të humbjeve teknike dhe jo teknike, sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka ardhur si rezultat i investimeve të kryera në rrjetin elektrik, por edhe mirë koordinimit të punës në terren për kontrollet dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Totali i arkëtimeve ka pësuar një rritje të konsiderueshme në masën 4,6% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i abonentëve të rinj është shtuar me 2,3%. Në 3-mujorin e parë, të ardhurat nga arkëtimet janë 18.3 miliardë lekë me një përmirësim prej 816 milionë lekë krahasuar me vitin e kaluar.

Borxhi i keq principal për fatura 2007-2014 është 44.3 miliardë lekë në fund të marsit 2019, nga 67.8 miliardë që ishte në fund të vitit 2014. Kjo nënkupton reduktim në masën 1,1% nga fundi i vitit 2018 ose 34,7% nga fundviti 2014. Ky tregues është përmirësuar në saj të ndjekjes së debitorëve nëpërmjet proceseve të vazhdueshme, ashtu sikurse edhe riaktivizimit të aktmarrëveshjeve.

OSHEE njofton se në periudhën janar-mars 2019 është regjistruar edhe një rënie e numrit të ankesave për faturim në masën 19,8% krahasuar me një vit më parë, çka dëshmon për rritjen e cilësisë në shërbim dhe faturim. Mesatarja e ankesave mujore në raport me numrin total të faturave të lëshuara është në nivelin e më pak se 0,6%.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/414216109135579/