Hashim Thaçi: Koha për marrëveshje historike me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se procesi i kërkimit të një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bart me vete shumë rreziqe, por sipas tij “nuk ka rrezik më të madh për Kosovën sesa të vazhdojë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull”.