Category Kosova

Vuçiç: Ndihem shumë mirë në Kosovë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç hyri në Kosovë përmes kalimit kufitar të Bërnjakut, pak pas orës 14.00. “Jam i lumtur që jam në Kosovë. Ndihem shumë mirë këtu”, ishin fjalët e tij të para.

Vetëvendosja fton LDK-në për protesta kundër Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë këtë të enjte, për të shqyrtuar – siç njoftohet, – gjendjen politike në Kosovë, krizën institucionale dhe “lojën e rrezikshme të presidentit Hashim Thaçi”, siç e cilësojnë, duke ftuar më tej Lidhjen Demokratike të Kosovës në protesta të përbashkëta kundër presidentit.

Kuvendi shtyn punimet të enjten, Veseli: Koordinim mes grupeve për bashkim seancash

Pasi dështimit një ditë më parë të seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga qeveria për përbërjen e ekipit negociator, në lidhje me bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, këtë të mërkurë dështoi edhe seanca e kërkuar nga opozita për të debatuar në lidhje me angazhimet e presidentit të Kosovës, për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

Kosovë, seanca shtyhet për të mërkurën në orën 14:00

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli njoftoi gjatë një konference për mediet të mbajtur në hollin e Kuvendit pas dështmit të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, se ajo do t’i vazhdojë punimet të mërkurën në orën 14:00. Ai theksoi gjithashtu se, mospjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancën e sotme ka dëmtuar shtetin e Kosovës.