Category Jetese

FES: 73 % e studentëve pohojnë korrupsionin në 5 Universitete publike

Fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) në bashkëpunim të ngushtë me OJQ “Rezistencë Qytetare”, ka bërë publike rezultatet e monitorimit për nivelin dhe perceptimin e korrupsionit në 5 universitete publike, së bashku me praninë e përfaqësuesve e institucioneve të hetimit dhe parandalimit të korrupsionit. Sipas FES, për këtë studim janë intervistuar 640 studentë, 501 studentë nga niveli Bachelor dhe 139 studentë të nivelit Master.