Indonezi, xhamia e fryemëzuar nga Taxh Mahal tërheq vëmendjen me bukurinë e saj

"Babai im Ramlie dëshironte ndërtimin e një xhamie si simbol i pranimit dhe udhëzimit islam. Babai im i frymëzuar nga xhamia Taxh Mahal, kishte dëshirën e ndërtimit të një xhamie të ngjashme me të nga aspekti arkitekturor", tha Rashidin

 Xhamia Ramlie Musofa në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë paraqet atraksion me arkitekturën e saj të frymëzuar nga xhamia Taxh Mahal në Indi, e cila është një nga shtatë mrekullitë e botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia Ramlie Musofa, e ndërtuar në rajonin Sunter në veri të kryeqytetit nga një familje me origjinë kineze e cila më pas ka pranuar fenë islame, tërheq një vëmendje të madhe për turistët vendas dhe të huaj me arkitekturën dhe bukurinë e bardhë të saj.

Sofian Rashidin përgjegjësi për administrimin e xhamisë, ndërtimi i së cilës zgjati për 5 vite dhe që u hap për adhurim në vitin 2016, dhe në të njëjtën kohë djali i Ramlie Musofa që ka kontribuar për ndërtimin e xhamisë, ka folur për AA, duke u shprehur se, “Babai im Ramlie dëshironte ndërtimin e një xhamie si simbol i pranimit dhe udhëzimit islam. Babai im i frymëzuar nga xhamia Taxh Mahal, e ndërtuar nga mbreti në Indi si simbol dashurisë ndaj bashkëshortes, kishte dëshirën e ndërtimit të një xhamie të ngjashme me të nga aspekti arkitekturor”.

Pasi ka theksuar se xhamia është një tregues i dashurisë së babait të tij për Allahun, Rashidin tha se, “Babai im për të treguar dashurinë për familjen ka vendosur emrin e xhamisë Ramlie Musofa të cilat janë shkronjat e para të të parëve të familjes dhe fëmijëve”.

“Pothuajse në të gjithë bazën e xhamisë kemi përdorur mermer të sjellë nga Turqia. Pjesa e parë e mermerit turk që sollëm nuk doli i mjaftueshëm për shtrimin e bazës, për këtë arsye kemi pasur edhe vonesë në procesin e ndërtimit për gjetjen e mermerit të ngjashëm në Turqi, sepse kishim dëshirë që shtresat në bazë të ndërtoheshin me të njëjtën cilësi mermeri dhe ngjyre”, është shprehur Rashidin, duke shtuar se ndërtimi i saj ka zgjatur për këtë arsye.

“Për turistët zbatojmë të njëjtin rregull të veshjes si ajo në ‘Xhaminë Blu‘ “

Shumë turistë vendas dhe të huaj e vizitojnë xhaminë tonë, ka bërë të ditur Rashidin, duke theksuar se, “Projektimi i xhamisë sonë tërheq interesin e njerëzve, ajo në orë të caktuara është e hapur për vizita. Ashtu sikurse në xhaminë Sultanahmet (Xhamia Blu) zbatojmë rregullat e veshjes së përshtatshme për vizitorët që nuk janë muslimanë dhe këto ne i ofrojmë pa pagesë”.

Pjesa e shkruar në gjuhën kineze e Sureve Fatiha dhe Karia mbi mermerin në hyrje të xhamisë, tha Rashidin, tërheqin vëmendjen e vizitorëve, duke shtuar se në këtë mënyrë shpresojnë që turistët kinezë të shohin bukurinë e mësimeve islame.

“Zhvillojmë program udhëzues për ata që duan të bëhen muslimanë”

Për ata që duan të bëhen muslimanë zhvillojmë edhe një program udhëzues, tha Rashidin dhe shtoi se deri më tani 80 persona kanë pranuar islamin dhe se me këto persona kanë kryer edhe ceremoninë e pranimit.

Më tej pasi ka shpjeguar se të parët e familjes në fillim të shek.19 kanë emigruar nga Kina në rajonin Açe të Indonezisë, Rashidin është shprehur se, “Babai im Ramlie, i ndikuar nga morali che bukuria e fesë islame, u bë musliman në moshën 19 vjeçare në vitin 1964”.

Një prej vizitorëve në xhami, Teti Lailan, ka theksuar se, “Xhamia ka një arkitekturë shumë të bukur, kuptimet e sureve Fatiha dhe Karia në gjuhën kineze mbi mermer i kanë dhënë një pamje ndryshe. Allahu i dhëntë të mira dhe i bekoftë ata që e kanë ndërtuar këtë xhami”.

Indonezia ka popullatën muslimane më të madhe të botës dhe po ashtu aty janë të pranishme fe dhe kultura të ndryshme. Në këtë vend me një popullsi 250 milionë banorësh, 87 përqind janë muslimanë, 10 përqind kristianë dhe 1,7 përqind indianë.