Amerikanët po i braktisin metropolet

Popullsia e Çikagos, Nju-Jorkut dhe Los Anxhelos, që janë ndër qytetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), vazhdon të shënojë rënie.

Mbështetur në të dhënat e mbledhura nga Agjencia e Regjistrimit të Popullsisë në ShBA për vitin 2017, rënia në numrin e popullsisë së metropoleve amerikane vjen si pasojë e migrimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i atyre që e kanë braktisur Çikagon në vitin 2017 është rritur në 155 mijë e 820, nga 105 mijë e 219 që ka qenë ky numër në vitin 2014.

Kurse Nju-Jorku në vitin 2014 ka humbur 43 mijë e 866 banorë, dhe në vitin 2017 kjo shifër është rritur në 131 mijë e 560 njerëz.

Ndërsa për Los Anxhelosin trendi është kthyer në kahun e kundërt. Në vitin 2014 në këtë metropol kishin emigruar 12 mijë e 392 njerëz, kurse në vitin 2017 u larguan nga qyteti 127 mijë e 630 njerëz.

Shumica dërrmuese e emigrantëve janë qytetarë të klasës së mesme me të ardhura vjetore që ndryshojnë nga 30 mijë deri në 60 mijë dollarë.

Një nga arsyet kryesore të migracionit është kostoja e lartë e jetesës, taksat e larta dhe rritja e kufizuar e pagave.?TRT