
Kreu i TIKA-s, Serdar Çam vizitoi sot Qytetin Studenti në Tiranë, ndërsa inspektoi edhe punimet e rikonstruksionit të godinës së konviktit numër 6, projekt që po realizohet nga TIKA

Opozita shqiptare ka kërkuar dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë, duke kërkuar madje edhe rrëzimin e ligjit të miratuar më parë në Kuvend nga mazhoranca.

Qeveria e Shqipërisë ka publikuar draftin për sugjerimet dhe angazhimet që do të ndërmerren për të adresuar kërkesat e studentëve, si dhe problemet e përgjithshme për universitetet publike në vend

Nëse nuk plotësohen, protestat përshkallëzohen

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni”, në fshatin Rrilë të Lezhës, nuk mund të shkruajnë gjatë orëve të mësimit për shkak të të ftohtit në klasa.

Skandali nuk mbaron me kaq. Vetë ministria e arsimit pas miratimit të ligjit, bëri edhe një lojë tjetër të pistë në favor të universiteteve private. Ajo vonoi të nxirrte aktet nënligjore, të një ligji plot gabime.

Top Story ka bërë një analizë të detajuar të prokurimeve të kryera nga Universitetet në vitin 2018, ku duket se ai i Elbasanit thyen rekorde për shumat e parave që shpenzon. Një pjesë e mirë e parave, shkojnë për siguri fizike, dhe aty shpërdorimi është galopant.

Top Story u ndal dhe tek një pikë tjetër korruptive, ndoshta më korruptiv-ja e tij? Çfarë janë universitet publike të pavarura?

Pa përgjegjësi nuk mund të mbeten edhe rektorët me dekanët e universiteteve. Bordi i Administrimit është një organizëm i atashuar pranë çdo universiteti. Në disa raste, abuzimet janë kryer si krime në bashkëpunim, pra mes 4 anëtarëve të qeverisë dhe 3 anëtarëve të universiteteve.

Top Story, përmes disa intervistave, analizon sesa të realizueshme janë 8 kërkesat e studentëve, të cilat në fakt kanë një kosto të vogël financiare për buxhetin e shtetit. Nëse marrim pikën e parë, atë të rritjes së GPD-së në 5 % për Arsimin, atëherë kjo është pothuajse e parealizueshme.