Category Arsim

Erjon Veliaj, thirrje studentëve: Keni të drejtë në kërkesat tuaja. Dialogoni me qeverinë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prononcimin e tij për median pas protestave të studentëve, tha në Londër se studentët kanë të drejtë, por u kërkoi atyre që të shfrytëzonin përkrahjen e kryeministrit Edi Rama për këtë protestë. Veliaj ndodhet në Londër, ku është intervistuar nga BBC për të promovuar Tiranën dhe transformimin e saj në vitet e fundit.

Protesta, studentët kërkojnë largimin e Dhori Kules

Moti me shi nuk i ka penguar studentët që të vijojnë më protestën e tyre. Të vendosur para kryeministrisë, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e dekanit Dhori Kule. Mësohet se studentët e Ekonomikut kishin kërkuar takim me Kulen, por ky i fundit nuk ka shkuar.