Rektori i Universitetit Luigj Gurakuqi pret në një takim Ambasadorin e Turqisë

Në kuadër të një vizite dy ditore në qytetin e Shkodrës, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, është pritur sot nga Rektori i Universitetit Luigj Gurakuqi, Prof. Dr. Adem Bekteshi.

Në kuadër të një vizite dy ditore në qytetin e Shkodrës, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, është pritur sot nga Rektori i Universitetit Luigj Gurakuqi, Prof. Dr. Adem Bekteshi.

Rektori Bekteshi, duke i uruar mirëseardhjen Ambasadorit Yörük, ka dhënë informacion mbi aktivitetin e institucionit që ai drejton si dhe ka vënë në dukje marrëdhëniet shumë të mira me institucionet turke si Institutin Yunus Emre në Shkodër, Universitete të ndryshme në Turqi dhe programin Mevlana.

Ai ka thënë se gjuha turke është lëndë me zgjedhje në këtë universitet dhe se së shpejti hapet një tjetër lënde me zgjedhje, ajo e historisë së gjuhës dhe civilizimit turk.

Rektori ka shprehur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit me institucionet arsimore turke.

Nga ana tjetër Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Yörük ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimeve të këtij universiteti. Yörük duke dhënë informacion rreth Fondacionit Turk Maarif dhe aktivitetet e tij në Shqipëri, ka vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit me Universitetin që ky fondacion ka në Shqipëri, University of New York Tirana./Frekuenca